Rreth Kompanisë

Shoqeria “XHAKONTA” sh.a. eshte themeluar me 11 Prill 2000. Eshte shoqeri anonime me dy ortake me 50%. Ajo ka maredhenie tregtare me kompani ne shtete te ndryshme si Bullgaria, Maqedonia, Turqia, Greqia, Gjermania, Serbia, Cekia, Kosova dhe Italia.

Veprimtaria e ortakeve te kesaj shoqeria ka filluar qe ne fund te vitit 1991, pas rrezimit te komunizmit dhe fillimit te sistemit te ekonomise se tregut te lire. Fillimisht u operua ne importin e metaleve te zeza si profile, tuba, llamarina etj. Me tej aktiviteti i zgjerua duke bere pjese te saj dhe importin e elektrodave,  karbitit te kalciumit etj.

Firma vazhdoi me pas me importin e pjeseve te kembimit dhe makinerive ne fushen e trasportit automobilistik, detar dhe hekurudhor.

Aktiviteti kryesor i kompanise sone eshte:

  • Importi dhe shitja e:
  • Profileve
  • Tubave
  • Karbitit te Kalçiumit
  • Llamarinave
  • Elektrodave
  • Rrjetave & Griliatove
  • Makinave
  • Pjeseve te Kembimit
  • Sherbime & Riparime Makinerish qe Kerkojne Kushte te Vecanta.

Vendodhja e kompanise eshte ne Shkozet vetem 5 km nga qendra e qytetit te Durresit, vetem 3 km larg nga Porti i Durresit, porti kryesor i Shqiperise dhe 1 km nga autostrada Durres-Tirane.

Ne vitin 2008 kompania u certifikua me ISO 9001:2000 per cilesi ne menaxhimit e sherbimeve:
"...Import dhe Rishitje e Profileve, Tubave, Llamarinave prej Hekuri dhe Çeliku si dhe Produkteve te tjera Metalike per Konstruksione, Sherbime dhe Pajisje me Pjese Kembimi per Makinerite e Transportit Hekurudhor, Detar dhe Automobilistik.." (per te pare certifikaten  klikoni ketu)

Ky certifikim u realizua ne bashkepunim e Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH),  e cila financoi nje pjese te projektit.

Ne nentor te vitit 2010, u be ricertifikimi dhe kalimi ne standartin ISO 9001-2008.